Një person nga Prizreni ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në një objekt ka gjetur një bombë dore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “De Rada”, ku ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një objekt të vjetër banesor ka hasur në një mjet që dyshohet të jetë bombë dore.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt./KosovaPress/
Tags:bombe