Aktuale

I gjejnë drogë në shtëpi, arrestohet mitrovicasi

Në një shtëpi në Mitrovicë, pas kontrollit nga policia e Kosovës është gjetur dhe konfiskuar 23.65 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull, dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KP