Aktuale

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ndodhën 32 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (9 maj) në Kosovë kanë ndodhur 32 aksidente në komunikacion.

Në raportin e publikuar nga PK-ja thuhet se 14 nga aksidentet ishin me persona të lënduar dhe 18 aksidentet tjera ishin me dëme materiale.

Gjithashtu, PK-ja gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 799 tiketa trafiku për kundërvajtësit e trafikut.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 9 persona, 2 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.