Janë arrestuar gjashtë persona në Mitrovicë, pasi të njëjtit duke i fyer dhe sulmuar fizikisht i kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, të mërkurën në ora 00:30.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri prej zyrtarëve ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Rasti është duke u hetuar.
“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit duke i fyer dhe sulmuar fizikisht i kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Njëri prej zyrtarëve ka pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë. Rasti është duke u hetuar”.