Aktuale

Gjashtë të arrestuar në Mitrovicë për sulm fizik

Gjashtë persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Pajazit Boletin”, njofton të shtunën Policia e Kosovës.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullt.