Monoksid karboni është një lloj i gazit, i cili nuk ka shije. Marrja frymë e këtij lloj gazi mund t’i bëjë njerëzit që të mos ndihen mirë, por në nivele të larta mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore, transmeton KosovaPress.
Helmimet me monoksid karboni shkaktojnë 50 vdekje në Britaninë e Madhe çdo vit.
Gazi hyn në gjak, ku përzihet me hemoglobinë dhe formon carboxyhaemoglobin.
Kjo nënkupton se gjaku nuk është më në gjendje që të bartë oksigjen dhe shkakton vdekjen e qelizave.
“Ju nuk mund ta shihni, ta shijoni ose t’i merrni erë CO. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave helmuese. Helmimi me CO mund të jetë fatal dhe është e rëndësishme për familjet që të kenë kujdes dhe të qëndrojnë të sigurta”, ka thënë mjeku Ranj Sinh.
Ekspertët thonë se helmimi me monoksid karbon mund të merret gabimisht si grip, ose virus.
Simptomat me helmim të monoksid karbonit përfshijnë dhimbje të kokës, lodhje, konfuzion, dhimbje në stomak, frymëmarrje të shkurtra, probleme në frymëmarrje, të përziera dhe të vjella, transmeton KosovaPress.