Aktuale

Gjashtë persona të plagosur pas përleshjes me armë zjarri në Drenas

Dy grupet janë përfshirë në një përleshje në qendër të Drenasit ku në këtë përleshje janë përdorur edhe armët e zjarrit, raporton Insajderi.com

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga kjo përleshje ku pesë prej tyre janë plagosur nga armët e zjarrit, ndërkaq një tjetër ka marrë lëndime trupore, rastin për Insajderin e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 16 e 30 min janë përfshirë dy grupe në një përleshje ku janë përdorur edhe armët e zjarrit, pesë persona janë plagosur nga armët e zjarri dhe një tjetër me mjete të fort. Të gjithë këta persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dy prej tyre janë nisur në drejtim të Prishtinës për të kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa të tjetër janë duke marrë tretmanët mjekësore në Drenas”, ka thënë Krasniqi./Insajderi.com

Foto: Ilustrim