Kuriozitete

Gjashtë hapat që duhet të ndiqni gjatë blerjes, pastrimit dhe gatimit të perimeve

Bunch of whole assorted fresh organic vegetables

Bëje Sigurinë e Ushqimit Një PrioritetEkspertë të shëndetit dhe të ushqyerit vazhdojnë të rekomandojë shtimin e sa më shumë frutave dhe perimeve në një dietë të shëndetshme ditore dhe është shumë e rëndësishme që konsumatorët të dinë se si ti trajtojnë ato si duhet – jini në çdo moment të kujdesshmëm si për pastrimin ashtu dhe përpunimin e përdorimin e tyre.Nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve Gjashtë hapa praktike – Trajtimi i sigurtë i frutave dhe perimeve të freskëta

Kontrollo

•Kontrolloni për t’u siguruar se frutat dhe perimet e freskëta që ju blini nuk janë të shtypur ose të dëmtuar.

• Kontrolloni që frutat dhe perimet e freskëta të prera si sallatat dhe pjeprat e prerë të cilat janë të paketuara, të jenë në frigoriferin e dyqanit para se ti blini. Mos blini artikuj të freskëta të prerë që nuk janë në frigorifer.

Pastro

• Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun të paktën 20 sekonda para dhe pas trajtimit të frutave dhe perimeve të freskëta.

• Pastro të gjitha sipërfaqet dhe enët e kuzhinës me ujë të nxehtë dhe sapun, duke përfshirë dërrasën ku bëhet prerja, veglat e qërimit dhe thikat që do të prekin frutat ose perimet e freskëta para dhe pas përgatitjes së ushqimit.

• Shpëlaji frutat dhe perimet e freskëta nën ujë të rrjedhshëm, duke përfshirëato me lëkurë dhe lëvore që nuk janë të ngrënshme. Frutat dhe perimet e ambalazhuara të cilat kanë emërtimin në etiketë “gati për të ngrënë”, “të larë” ose”Larë trefish” nuk duhet të lahen.

• Fërkoje fortë lëkurën e frutave dhe perime nën ujë të rrjedhshëm ose pastroje me një furçë perimesh të pastër ndërsa i shpëlan me ujë të rrjedhshëm.

• Thaji ftutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër.

• Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta. Këto produkte nuk janë të menduara për konsum.

Ndaj

• Kur bëni pazar, sigurohuni që frutat dhe perimet e freskëta të jenë të ndara nga kimikatet shtëpiake dhe ushqimet e papërpunuara të tilla si mishi, shpendët dhe prodhimet e detit në qeske në veçanta.

• Mbani frutat dhe perimet e freskëta të ndara nga mishi i gjallë,shpendët apo prodhimet e detit në frigoriferin tuaj.

•Ndani frutat dhe perimet e freskëta nga mishi, shpendët dhe prodhimet e detit. Mos e përdorni të njëjtin dërrasë në të cilën bëhet prerja pa e pastruar me ujë të ngrohtë dhe sapun përpara dhe pas përgatitjes së frutave dhe perimeve të freskëta

Gatuaj

• Gatuaj ose hidhni frutat apo perimet që kanë prekur mishin e papërpunuar, shpendët, prodhimet e detit apo lëngjet e tyre.

Ftoh

• Ftohni në frigorifer të gjitha prerjet, lëkurat e frutave dhe perimeve të freskëta të gatuara,brenda dy orëve.

Hidhni / flakni

• Hidhni frutat dhe perimet e freskëta që nuk kanë qenë në frigorifer brenda dy orëve të prerjes, heqjes së lëkurës apo gatimit

• Hiqni dhe hidhni pjesët e mavijosura ose të dëmtuara të frutave dhe perime përpara se të gatuhen ose të hahen të papërpunuara

• Hidhni çdo frut apo perim që nuk do të gatuhet në qoftë se ajo ka prekur mish të papërpunuar, shpend apo prodhim deti

• Nëse keni ndonjë dyshim, hidhini!