Rajon & Botë

Gjashtë civilë vriten nga shpërthimi i një bombe në Afganistan

Së paku gjashtë civilë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në provincën jugore të Afganistanit, Helmand.

Sipas zëdhënësit policor të kësaj province, Zaman Hamdard, shpërthimi ndodhi në distriktin Washer të dielën, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se në mesin e personave të vrarë në këtë shpërthim ka gra dhe fëmijë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zëdhënësi policor i fajësoi talibanët.

Dhuna është pakësuar në një pjesë të madhe të Afganistanit pasi talibanët e ofruan një armëpushim të shkurtër me rastin e festës së Bajramit, por zyrtarët thonë se kryengritësit i kanë shtuar sulmet javëve të fundit.

Të shtunën, dy punëtorë të një grupi të pavarur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut u vranë pas shpërthimit të një bombe që u ishte vendosur në veturën me të cilën po udhëtonin.

the authorGazetaKNN