Policia ka njoftuar se dje në Gjakovë është arrestuar një person pasi që në bashkëpunim me tre të tjerë, kanë shkuar në një kompani private dhe i kanë kërkuar 500 mijë euro.
“Rr. “Nëna Terezë”, Gjakovë 16.01.2017-13:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëpunim me tre të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati, kanë shkuar në një kompani private dhe i kanë kërkuar 500.000€ viktimës mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- njofton policia.