Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Viktiam ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/