Aktuale

Gjakovë: Arrestohet pasi e bën për spital gruan dhe dy vajzat e tij

Të mërkurën, në Gjakovë, rreth orës 20:30, është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, thuhet në komunikatën e PK’së, transmeton Gazeta Express.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.