Mbrëmë në Gjakovë, është arrestuar një person, pasi që e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Gazeta Express.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar së bashku me fëmijët e saj në strehimore. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.