Aktuale

Gjakovë, arrestohen 4 persona pasi rrahën policët

Policia ka njoftuar se të premtën në Gjakovë janë arrestuar katër meshkuj pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Zyrtaret policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rruga “Skënderbeu”,Gjakovë 18.08.2017-17:23. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit kane ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor meshkuj K-Shqiptar. Zyrtaret policor kane pësuar lëndime të lehta trupore dhe kane pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar dërgohen ne mbajtje ndërsa njeri nga ta lirohet ne procedurë të rregullt.