Aktuale

Gjakovari theret me thikë nga femra me të cilën bashkëjetonte

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare pasi që është therur me thikë nga një femër me të cilën bashkëjetonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Agim Qela” në Gjakovë, ku sipas Policisë e dyshuara është arrestuar dhe e njëjta dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.