Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim. Bëhet fjalë për Ndok Gjekën, 48 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në datën 11.03.2005 ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, duke e dënuar shtetasin Ndok Gjeka me 25 vjet në burg për kryerjen e veprave penale vrasje me paramendim në bashkëpunim, plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.
Ndok Gjeka kishte marrë gjakun për motrën e tij të vrarë.