Ish- kryeministri Sali Berisha publikon dëshminë e një qytetari që ishte i pranishëm në Dhërmi, në lokalin ku ndodhi përplasja me armë.
Berisha shkruan se në orët e vona të mbrëmjes në këtë lokal ka pasur terror, të shtëna me armë dhe gjak.
“Narkopolicia po thithte hashash!”, shkruan ai.
Por çfarë deklaron dëshmitari okular.
Sipas tij ka pasur më shumë se 5 të shtëna, ndërsa policia dhe ambulanca kanë ardhur me vonesë.
Lexoni mesazhin e turistit dixhital
“Mirmengjes! Uroj te jeni mire me shendet! Deshiroja te ndaja me ju nje ngjare te tmerrshme qe ka ndodhur sot ne oren 00.35 pas mesnate ku policia jone e dashur del ne nje deklaratë mediokre ishte nje situate normale. Ndodheshim ne H… club ne Dhermi ku nje sherr banal mes te “forteve” degjeneroi me te shtena armesh dhe njerez te plagosur. Kemi par tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerez qe vraponin kudo. Ka zgjatur me shume se 10 minuta dhe ngjantr me nje akt terrorist.
Nuk kishim ku fusnim koken per shkak te ambjentit te hapur . Ka pasur me shume se 5 te shtena dhe strukeshim ku te kishim mundesi madje duke shtypur dhe njeri tjetrin. Policia jone mediokre erdhi 10 min pasi kishte mbaruar cdo gje ne kembe dhe ambulanca pas gjys ore.
Policet e afte u futen me pare ne market se as nuk kishin haberin ku ndodhej lokali mesa dukej! Kemi perjetuar tmerr dhe terror! Dhe ka pasur te plagosur! Ne lokal askush sberi kontroll fizik dhe asnje lloj pyetje pervecse keni rezervuar? Esht me shishe nuk lejohet!
Bodyguardet ishin vetem dy ne te gjith lokalin te cilet benin rolin e ndarjes se tavolinave me shishe pa shishe e nuk mereshin me sigurine. Kto jan pushimet tona te sigurta dhe me kujtime te bukura.kjo eshte policia dhe shteti qe duam!”