ShowBiz

Gëzohet Vlora Çitaku, shkak Dua Lipa (Foto)

Suksesit të madh të Dua Lipës, përveç shumë shqiptarëve anë e mbanë botës, po i gëzohet edhe Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, njofton Klan Kosova.

Së fundmi, Çitaku i ka dërguar një letër babait të këngëtares e cila po prek majat e shoëbizit ndërkombëtar me suksesin e saj, Dukagjin Lipës, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i saj.

“Sytë na u mbushën me lot kur pamë fotografinë dhe artikullin e mrekullueshëm për Duan. Çfarë ndjenje! Çfarë krenarie!”, kishte shkruar Çitaku, pas një artikulli që është publikuar nga e famshmja “New York Times”, për sukseset e Dua Lipës.

“Prandaj desha që personalisht të ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”, ka shkruar tutje Çitaku.

Babai i Duas, Dukagjini është shprehur shumë i lumtur pas marrjes së kësaj letre, dhe shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ta falënderuar ambasadoren.

“Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”.