Ish deputeti i Kuvendit, Gëzim Kelmendi njëherësh Doktor i Stomatologjisë dhe Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale ka treguar një rast me njërin prej pacientëve të tij të parë.
Kelmendi ka thënë se dhëmbët prej metal-porcelani ia ka punuar para 9 viteve. Sipas tij, në dhëmbin 23 pacienti ka pasur proces periapikal, të cilin ia ka trajtuar në mënyrë konzervative ndërsa tani i njëjti kishte shkuar në kontrollë pas nëntë viteve, transmeton Indeksonline.
Tutje, i pari i partis “Fjala” ka thënë se ky shembull dëshmon se Kosova punon më mirë se sa vendet e Bashkimit Evropian, pasi që kjo e fundit sipas tij, ka garancion vetëm 2-3 vite.
Postimi i plotë:
Njëri ndër pacientët e mi të parë.
Dhëmbët prej metal-porcelani ia kemi punuar para 9 viteve.
Në dhëmbin 23 ka pasur proces periapikal, të cilin ia kam trajtuar në mënyrë konzervative.
Tani ka ardhur në kontrollë pas 9 viteve.
Ky pacient është dëshmi e qartë se ne në Kosovë punojmë ma mirë se në BE.
Përderisa në vende të ndryshme të BE-së japin garancion 2-3 vite, te ne në Kosovë japim garancion me dekada./Indeksonline/