Kryetari i Fjalës, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj deputetit të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, duke thënë se ai e ka gabim kur thotë se Lëvizja Vetëvendosje financohet nga Turqia.
Reagimi i plotë:
Në reagimin e juaj të sotëm pas konfliktit të mbrëmshëm me Frashër Krasniqin ke akuzuar VV-në se financohet nga Turqia, Beogradi dhe Moska. A financohet nga Beogradi dhe Moska nuk e di. Por që nuk financohet nga Turqia këtu jam i sigurt 100%. Vetëvendosja dhe Turqia janë dy pole të kundërta.
Vetëvendosja është partia e parë dhe vetme në Kosovë që ka mbështetur kurdët për ndarje nga Turqia, d.m.th. përkrah ndarjen territoriale tē Turqisë. Pastaj lideri i VV-së është i vetmi lider politik në Kosovë që në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Presidentin Erdogan ” diktator”.
Turqia ka investuar shumë në Kosovë, përfshirë edhe kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz ( këtë edhe vetë e ke konfirmuar), por nuk e financon VV-në e cila ka ideologji kundër myslimanëve dhe vetë udhëheqjes së myslimanëve.
Mbrëmë unë dënova dhunën që u shfaq ndaj teje, por nuk d.m.th. që pajtohem me fjalorin tënd dhe as tash me deklaratën tënde për Turqinë.