Geti mori vëmendje me një detaj në videoklipin e ri.
Getoar Selimi gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e ri muzikor, për të cilin ka bashkëpunuar me Majk, shkruan lajmi.net.
Kësaj kënge, dyshja ia kanë vizualizuar edhe videoklipin, në të cilin të bien në sy veshjet e markave të njohura që i kanë përdor.
Geti në disa prej skenave të klipit shfaqet me një robdishan të brendit “Versace”, të cilin më parë e kemi parë edhe tek Marina.
Kënga e re e Ghetto Geasy dhe Majk po pritet shumë mirë, për më pak se 24 orë ka marrë afro 1 milion klikime në kanalin YouTube.