ShowBiz

Geti “e qet në dellë” Luanën për ditëlindje

Ditën e djeshme më 2 shtator, moderatorja Luana Vjollca festoi ditëlindjen e saj.

Një festë madhështore për 28-vjetorin e lindjes u mbajt në mbrëmje, në praninë e njerëzve të saj më të dashur, dhe e mbyllur me një tortë shumëkatëshe.

Momente nga festa ka ndarë kunati i saj, bashkëshorti i Marinës, Getoari. Por mes tyre ai e ka “tradhtuar” Luanën, për shkak se i ka publikuar foto me partnerin, menaxherin e njohur Krenar Çoçaj.

Geti ka publikuar një foto nga ditëlindja ku shihet me dorën në qafë me Krenarin, duke zbuluar kështu se ai ndodhej në ditëlindjen e së dashurës.

Kështu ndërsa Luana është rezervuar për ta bërë publike lidhjen, atë e konfirmoi Getoari.

the authorBurbuqe Metolli