Aktuale

Gërmia, destinacioni më i shpeshtë në ditët të nxehta

Temperaturat e larta në vendin tonë po vazhdojnë të mbretërojnëedhe më tej. E Gërmia është destinacioni i parë për qytetarët në këto ditë të nxehta vere.

Përveç Gërmisë, freskinë qytetarët e kërkojnë edhe në Badovc e Batllavë, të cilat janë vende të preferuara edhe për peshkim, transmeton Televizioni Publik, transmeton KosovaPress.

Në këto ditë të nxehta vere, mjekët kanë kërkuar që fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të kenë kujdes dhe të mos dalin në pikun e ditës.