Aktuale

Georgievski i bashkëngjitet bllokut opozitar të djathtë

Partia e ish-kryeministrit maqedonas Lubço Georgievski, VMRO-Partia Popullore, do të hyjë në koalicion me partitë e djathta që janë në opozitë. Ai ka realizuar takime me Lube Boshkoskin, Pavle Trajanovin dhe Jove Kekenovskin, ndërkohë që ka hedhur poshtë lajmet për ofertë nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Sipas funksionarëve të lartë të partisë së Georgievskit, janë krijuar grupet e punës që do të duhet të fillojnë procedurat për listat e kandidatëve, përgatitjen e programit politik dhe platformës për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje.

Përafrimin e VMRO-Popullores me Lidhjen Demokratike e konfirmon edhe Pavle Trajanovi, i cili bën të ditur se VMRO-DPMNE-ja tenton që ta përçajë bllokun e djathtë.