ShowBiz

George dhe Amal Clooney, dhurojnë 10 mijë dollarë për qentë

Deri janë në pritje për t’u bërë prindër të dy binjakëve, aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Clooney i dhuruan 10 mijë dollarë një qendre për qentë në California, SHBA, për të shpëtuar nëntë këlyshë që u gjetën të braktisur.

Lajmi u bë publik nga vetë qendra, “Camp Cocker Rescue”.

“Mund ta mendoni entuziazmin tonë kur mësuam se na u dhuruan 10 mijë dollarë për qentë tanë”, thuhej në postimin në Facebook.

Edhe më herët aktori kishte treguar dashuri për qentë, duke adoptuar edhe një të tillë nga California’s San Gabriel Valley Humane Society.