ShowBiz

George Clooney kërcënon revistën franceze me ndjekje penale

Aktori 56 vjeçar, George Clooney, më 6 qershor 2017 u bë babë i dy binjakëve me gruan e tij, Amal Clooney.

Pavarësisht sa janë munduar t’i ikin syrit të fotografëve dhe publikimit të fotografive të fëmijëve të tyre, siç duket një revistë franceze e quajtur Voici, ka arritur t’i shkrep disa fotografi të aktorit me fëmijët e tij, dhe i ka publikuar në faqen e parë të revistës.

Kjo ka bërë që Clooney, dhe gruaja e tij, të kërcënojnë revistën për shkelje privatësie dhe në një postim në rrjetet sociale, ai ka thënë se për këtë shkelje revista do të paguajë në mënyrë ligjore.

Revista Voici është arsyetuar dukë thënë se George Clooney është i famshëm për të gjithë, dhe fansat e tij duan ta përcjellin jetën e tij nga afër, dhe se publikimi i atyre fotografive nuk e rrezikojnë aspak jetën e familjes Clooney.