Aktori i famshëm George Clooney dhe Amal Alamudin, do të bëhen prindër për herë të parë.
Sipas ‘Daily Star” çifti pret dy fëmijë binjakë, të cilët pritet të lindin në mars.
Në maj të vitit 2015, aktori deklaroi se “fëmijët nuk janë prioritet”, por një muaj më pas tha se të dy kishin dëshirë të kishin një fëmijë dhe për këtë po merrnin kohën e duhur.
Mediat rozë hedhin dyshimet se çifti ka nisur procedurat e fekondimit artificial në gusht të këtij viti.