Njihet si njëra ndër artistet më atraktive dhe energjike të skenës tonë muzikore, shkruan Gazeta Blic.Këtë Genta e ka dëshmuar shumë herë gjatë koncerteve që ka mbajtur madje me lëvizjet e shumta që ka bërë i ka ndodh të rrëzohet disa herë nga skena, por nuk mund të themi që nuk e duan publiku.Ajo është aktive edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale ku nuk ngurron të publikojë imazhe të shumta, por që nganjëherë disa të veçanta na bien në sy. E si çdo artiste tjetër edhe për Gentën, përkujdeset grimerja e famshme për ne Sellma Kasumoviç që vërtet bën ndryshime marramendëse.
Por kësaj radhe këngëtarja Ismaili gjersa përgatitet për të bërë grimin, ajo shfaqet pa ‘make up’ ku duket tmerrësisht keq.
Ndryshe, sa i përket projekteve muzikore Genta të fundit këngë e ka lansuar para disa muajve ‘Dy Dashni’, e cila ka marrë 17 milionë klikime./GazetaBlic.