Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka reaguar pas thashethemeve të publikuara nga disa portale se ajo ka fyer këngëtaren e njohur shqiptare Adelina Ismajli.
Ajo në rrjetin e saj social në ‘Facebook’ ka reaguar duke publikuar një fotografi së bashku me Adelina Ismajlin dhe ka shkruar siç vijon :
“Mos besoni asgjë që thuhet në portale ose TV nëse se kam shkruar këtu ose se kam thënë para kamerës. Dëshira për të rritur klikimet të cilat iu kthehen në më pak se 1 cent për qindra mijëra shikime është më e madhe se kurrë duke mos menduar dy herë dëmet për ata që shkruajnë. Nuk jam unë matëse e famës dhe sukseseve për askë. Më vjen keq për disa që bijnë pre e thashethemeve dhe bëjnë shkrime e deklarata pa i vërtetuar ato. Adelina Ismaili ka qenë, është dhe mbetet një ndër koleget më të respektuara nga ana ime.”, ka shkruar Genta Ismajli.