Aktuale

Gecaj: Vetëvendosje e sheh të mundshme ndarjen e Kosovës

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka të përbashkëta me ekstremin politik në Serbi. Sipas tij, Vetëvendosje ndarjen e Kosovës e sheh si një opsion real, shkruan Gazeta Express.

Zyrtari i LDK’së ka vazhduar të hedhë akuza ndaj rivalit politik Lëvizja Vetëvendosje. Gecaj ka thënë se Vetëvendosje sikurse ekstremi politik në Serbi konsideron se në Kosovë nuk ka kosovarë po shqiptarë të Kosovës.

Sipas tij të përbashkëta të tejra janë: Vetvendosje e konsideron flamurin e Kosovës ‘leckë e pavlerë’; Ligji për Trepçën, i papranueshëm; Asociacionit të Komunave i referohen si “Zajednicë”; (VV dhe Shesheli) – të ndalet dialogu në Bruksel;  V.Ymeri dhe politika ekstreme serb) Ndërhyja e NATO-s, për interesa gjeostrategjike imperialiste; (A.Kurti dhe politika serbe): Përpjekja për ta prishur partneritetin me SHBA!; “Kontributi” i përbashkët në ndërtimin e Kishës në oborrin e UP-së; Përpjekja për zhytjen e Kosovës në kaos, krim e anarki. Synimi final: Kosova shtet jo funksional!; Për VV dhe politikën Serbe: Beogradi qendra kryesore politike në Ballkan (Çdo zyrtar i VV në fjalën e tij së paku e përmend 10 herë Serbinë, pa marrë parasysh temën e bisedës.