Aktuale

Gecaj: Urime liberalizimi i vizave!

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili kishte premtuar liberalizimin e vizave në afatin tre-majorësh të qeverisjes së tij.

Ai nëpërmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se sot, skadojë ky afat, duke uruar qytetaret për liberalizimin që ende nuk ka ndodhur, përcjell “Zeri.info”.

Ky është postimi i plotë:

URIME LIBERALIZMI I VIZAVE!

Kryeministri Haradinaj kishte premtuar liberalizim vizash në afatin tre-mujor të qeverisjes së tij…sot skadoi ky afati, prandaj qytetarë të nderuar urime e gëzuar liberalizimi i vizave!