Aktuale

Gecaj opozitës: Më në fund do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj ka ironiziuar me opozitën duke thënë se më në fund do tu plotësohet dëshira për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai me tej ka thënë se këto zgjedhje do të jenë në komunën e Drenasit, shkruan Gazeta Express.

“Partive opozitare më në fund po u plotësohet dëshira e tyre tanimë “historike” e dëshpëruese për zgjedhje të jashtëzakonshme.Tani u ka ardhë rasti t’i provojnë shpatat dhe ti testojnë ato sondazhet e tyre të porositura në terrenin e Drenasit (Gllogovcit)!” ka shprehur Gecaj.