Aktuale

Gecaj i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Nuk shpikim kushte të reja

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratës së Marko Gjuriqit, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke ja bërë të ditur se kushtet të cilat i rithekson Kryeministri Mustafa janë përcaktuar që me nënshkrimin e marrëveshjeve, dhe janë përforcuar nga mospërmbushja e vazhdueshme dhe krejt e pa justifikueshme e këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë

“Nëse këtë e ka harruar Gjuriqi, jam i sigurtë se kujtesën do t’ia rifreskojnë edhe në Bruksel.” shkruan Gecaj në Facebook.

Edhe deklaratës së Marko Gjuriq që “shqiptarët nuk po e mbajnë besën” Gecaj kundërpërgjigjet duke shkruar “Gjuriqi e dëshmoj për të satën herë se nuk i njeh shqiptarët, prandaj ia kujtoj atij, dhe të tjerëve si ai, se shqiptarët nuk i japin besë të pabesëve.”