Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se ësht6ë e pamoralshme të “keqinterpretohen” deklaratat e zyrtarëve të lartë evropian, shkruan Express.
Gecaj thotë se deklaratat e komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn janë keqinterpretuar, pasi sipas tij, ai nuk ka thënë se “Kosova do të duhej të shkonte në zgjedhje”.
“Është tej mase e pamoralshme të keqinterpretohen deklaratat e funksionerëve të lartë Evropian dhe miqve të mirë të Republikës së Kosovës. Komisioneri Hahn nuk ka thënë që Kosova do të duhej të shkonte në zgjedhje”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook./Express