Aktuale

Gecaj, Dacit e Matoshit: Kuvendi s’është shtëpia e Kadri Veselit

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj iu është kundërpërgjigjur Nexhat Dacit dhe Halil Matoshit ndaj deklaratave të tyre se të tjerët nuk kanë të drejt t’i përzihen PAN-it për emrin e kryeparlamentarit.

Sipas Gecajt, Kuvendi i Kosovës nuk është shtëpia e Kadri Veselit, por veç PDK-ja, ku në këtë të fundit ai shton se nuk kanë pse të përzihen.

“Gabojnë Matoshi e Daci”, thotë Gecaj.

“Para disa ditësh Halil Matoshi, e tani edhe Nexhat Daci, thonë se nuk është “as e drejtë as e moralshme” ti tregojmë PAN-it se kush duhet të jetë kryeparlamentar. Madje madje, ata shkojnë edhe më larg duke na sugjeruar se nuk mund t’ua diktojmë atyre “zotin e shtëpisë së tyre”.

“Por duket të harrojnë këta kushtin e dytë e të qenurit kryeparlamentar…pra, nevojën e konsensusit të 61 deputetëve, pasi që nuk parasheh kushtetuta që kryeparlamentari zgjidhet automatikisht atë moment kur propozohet nga grupimi më i madh”.

“Gjithashtu, Kuvendi i Republikës nuk është “shtëpia e tyre”, por e të gjithë 120 deputetëve. Shtëpia e Kadri Veselit është PDK, dhe atje ne nuk po i përzihemi. Në fakt, atje do të ishte e rendit të përzihen PDK-istat, duke kërkuar dorëheqjen e tij.”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

“Pse të ndihmohet ai që na solli në këtë derexhe”, shton ai.