Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka reaguar për sjelljen e ashpër të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndaj grave banore në banesat e uzurpuara në ‘Dardani’, të cilat i shkuan Ahmetit te shtëpia e tij
Gecaj i ka dhënë të drejtë Lirak Çelajt nga PDK, i cili tha se Ahmeti “ra në gropën që e ka hapur vet”, duke aluduar në protesta e VV-së te shtëpia e kryeministrit Isa Mustafa. Gecaj ka pyetur se çfarë do të bënte Ahmeti, nëse ato gra do t’i hidhnin vezë apo t’ia vënin flakën veturës së gruas së tij.
Reagimi i plotë i tij:
SHPEND AHMETI: PO SIKUR KY TË JETË VETËM FILLIMI…
Lirak Çelaj ka plotësisht të drejtë kur konstaton se Shpend Ahmeti ra në gropën e vet dhe se protesta tek shtëpia e tij private është mënyra të cilën e filluan ata vetë, pra janë metodat “autoktone” të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV). Të gjithë pamë e dëgjuam si ishte nevrikosur i pari i Prishtinës deri në masën e ofendimit të grave e fëmijëve protestues para shtëpisë së tij. A e ka dikush idenë se si do të reagonte ky “trim” sikur ato gra ti hidhnin ve, sprej, gaz lotsjellës, koktej molotovi, t’ia vënin flaken veturës së gruas së tij, e shumë e shumë nga metodat tjera të dhunës të cilat i kanë ushtruar Brigadat e tyre të Kuqe? Po sikur ky të jetë vetëm fillimi