Në një rishikim dërrmues të performancës së Donald Trumpit në samitin e G20 në Hamburg, gazetari australian Chris Uhlmann, ka thënë se presidenti amerikan ia ka dalë ta izolojë vendin e tij, t’i hutojë dhe armiqësojë aleatët e vet dhe ta përulë Amerikën.
Duke folur për programin e transmetuesit australian Insiders, Uhlmann nuk përmbahet dot pa e kritikuar Trumpin, duke theksuar: “Po ashtu e kemi mësuar se ai nuk ka dëshirë dhe nuk ka kapacitet për ta udhëhequr botën,” transmeton Express.
Ai madje thotë se Trump e ka dobësuar Amerikën dhe botës do t’i mungojë kur të mos jetë më.
Uhlmann e ka përshkruar Trumpin si të shqetësuar, vetmuar dhe ngathët./Express/