Kuriozitete

Gazetarët e BBC shkuan për reportazh, për pak sa nuk u bënë ushqim i arinjve (Foto)

Disa gazetarë dhe kameramanë të BBC kishin shkuar në Gjirin Hudson në Kanada për të bërë një reportazh.

Por në një moment u prishet makina dhe ndalojnë për ta rregulluar.

Sikur të mos mjaftonte difekti, dy arinj polarë u afruan duke u bërë gati për sulm.

Fatmirësisht ata arritën të largohen përpara se bëheshin “vakti” i dy arinjve me peshë 450 kg.

Arinjtë polarë janë të vetmit që gjuajnë njeriun për ushqim.