Aktuale

Gaxherri e quan Vetëvendosjen satelit të PDK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, duke komentuar për sondazhet e fundit për fuqinë e subjekteve politike, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosjen satelit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se konsideron se këto dy parti janë dëmi i vendit.

“Konsideroj se këtu shihet qartë se satelitet i PDK-së, Vetëvendosja rangon vetën dhe PDK-në të parën dhe të dytin, dy subjekte politike që më së shumti i kanë bërë keq vendit. Dy pole që shtyhen mes vete, cila janë më e dëmshme për vendin”, ka thënë Besa Gaxherri.

Gaxherri ka thënë se në vend mbizotëron forca e muskujt, me çka subjekti i saj politik nuk mund të krahasohet.“Në Kosovë mbizotëron forca, muskujt, toka dhe nëntoka. LDK-ja nuk mund të krahasohet me to”, u shpreh Gaxherri, transmeton koha.net

Gaxherri ka thënë se nuk i beson sondazhit dhe një gjë e tillë mund t’i kthehet bumernag edhe vetë subjektit që e ka financuar. Ajo theksoi se nuk ka kuptim nëse qytetarët duan të zgjedhin siç tha ajo në mes të aferës “Pronto” dhe molotovit.

“Atëherë dua t’ju them qytetarëve se nëse njëmend duan të zgjedhin mes “Prontos” dhe molotovit, kjo për mua është non sens”, përfundoi Gaxherri.