Rajon & Botë

Gati 900 të lënduar në trazirat gjatë referendumit të Katalonisë për pavarësi

Mbi 2.2 milionë njerëz nëpër Kataloni i kanë hedhur votat e tyre në referendumin e së dielës, duke zgjedhur pavarësinë përkundër një tentimi të dhunshëm policor për të mos e lejuar votimin që Madridi e cilësoi si të jashtëligjshëm.

Qeveria e Katalonisë ka thënë se në total 893 njerëz janë lënduar si pasojë e përleshjeve mes votuesve dhe policisë spanjolle, gjatë referendumit të së dielës për pavarësi, raporton Reuters, përcjell Express.

Referendumi, i cilësuar si i jashtëligjshëm nga shteti spanjoll, u shndërrua në dhunë kur policia i bllokoi njerëzit duke mos i lënë të futeshin në qendrat e votimit. Në disa raste, oficerët e Guardia Civil i kanë larguar me forcë njerëzit nga qendrat e votimit.

Ish-presidenti i Katalonisë, Artur Mas, ka thënë se brutaliteti i policisë gjatë votimit të së dielës shërbeu si dëshmi se shteti spanjoll e ka humbur kontrollin krejtësisht.

/Express/

the authorE B