Gati tre mijë emigrantë dhe refugjatë veçse janë mbytur në Detin Mesdhe deri më tani këtë vit, ndërsa pothuajse 250 mijë të tjerë kanë mbërritur në Evropë, njofton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM).
Zëdhënësi i ONM-së, Joel Millman, ka thënë sot se numri i përgjithshëm i të vdekurve është përafërsisht dy mijë e 977, duke shtuar se numri 3.000 ka arritur më herët se në vitet paraprake të emergjencës katër vjeçare, raporton Reuters, përcjell Gazeta Express.
Në katër muajt që nga fundi i marsit, rreth 20 emigrantë kanë vdekur çdo ditë, kryesisht nga Sahara Afrikane rrugës nga Libia për në Itali, shtoi ai.