Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me pakon emergjente financiare të propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës, për tu ballafaquat me krizën pandemike me të cilën po përballet Kosova, raporton Front Online.
Arben Gashi Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së i thotë Bedri Hamzes se ju po bëni shkelje.
“Mundësit e diskutimit i kemi anën procedurale, ne jemi thirrur këtu për pakon emergjente të thirrur nga PDK”
Ai tha se jo domosdoshmërisht propozimet miratohen në Kuvendin e Kosovës.
Gashi shtoi se edhe ne pajtohemi që ka nevojë për ti ndihmuar secilën kategori.
“Nuk mundemi të ndërtojmë relacione me kufizime, e Qeveria e Kosovës sot ka shkelur të drejtat e saj duke ndaluar lëvizjen e lirë”.
Ai tha se kjo situatë do të shkojë edhe më gjatë.
“Kjo situatë do ti lë në borgj edhe gjeneratat e reja , vendi po pritet ti vij një goditje ekonomike, këtë duhet ta parandalojmë”
Kujtojmë se pakoja emergjente e Qeverisë në detyrë është paraparë të jetë 170.6 milionë euro, ndërsa ajo e propozuar nga partia opozitare PDK kap shifrën 320 milionë.