Aktuale

Gashi: PDK ose të dalë nga Qeveria, ose ta kërkoj mocionin e votëbesimin ndaj Qeverisë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi duke komentuar deklaratën e kreut të PDK-së, Kadri Veseli i cili e kritikoi qeverisjen Mustafa, tha se pas kësaj deklarate më nuk ka logjikë që të vazhdoj bashkëqeverisja.

“Veseli nëse dëshiron që të prish koalicionin, janë disa procedura që duhet të ndiqen”, ka thënë Arben Gashi, në emisionin Interaktiv të KTV-së, transmeton Gazeta Blic.

“PDK ose mund të dalë nga Qeveria, ose të kërkoj votëbesimin e Qeverisë. Pastaj, të shkoj te presidenti dhe t’i thotë se ka gjetur një partner të ri qeverisës dhe të formohet qeveria e re”, ka theksuar ai.

Sipas Gashit, PDK nuk është më partia më e madhe në vend. “PDK e LDK i kanë nga 34 deputetë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.