ShowBiz

Gashi paralajmëron duet me Chris Brown

Viti 2020 duket se do të jetë ndër vitet më të suksesshme në karrierën e Gashit.

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, ka paralajmëruar një bashkëpunim me Chris Brown, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e bëri të ditur vet reperi me anë të një postimi në Instagram, ku thotë se “Safety” do të vjen në duet me Brown.

“Safety 2020 feat @chrisbrownofficial & @afrob__”, ka shkruar ai.

Së fundi, Gashi ka qenë aktiv me koncertet e turneut në kuadër të albumit të ri, por nuk e ka ndalur punën rreth këngëve të reja. /Lajmi.net/