Pas aktgjykimit ku aktivistët e VV-së janë dënuar me 21 vjet burg avokati i Frashër Krasniqit Tomë Gashi tha se kjo është masakër në drejtësi.
Sipas Gashit edhe pse përkundër të gjitha provave kjo gjykatë për arsye politike ka vendosur t’i dënoj që ta mbulojnë vrasjen e Astrit Deharit dhe se janë 24 orë para zgjedhjeve.
“Është non sens juridik se si ky trup gjykues nuk i beson ekspertizave të veta. Kemi të bëjmë me një rast krejtësisht politik. Kjo është një masakër juridike . Është obligim i jonë që të bëjmë ankesë dhe kjo çështje politike mund të rregullohet me trysni politike. Janë shpall fajtorë pa asnjë provë”, tha Gashi.
Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burg, Atdhe Arifi me 6 vjet burg, Egzon Haliti me 5 dhe Adea Batusha me dy vjet burg./KosovaPress/