Rajon & Botë

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron revolucion islamik në Bahrain

Garda e fuqishme Revolucionare e Iranit e ka dënuar sot vendimin e Bahrainit për t’ia marrë shtetësinë liderit fetar të shumicës myslimane shiite, duke thënë se ky veprim do të nxisë rebelim në vend.

“Nuk ka dyshim se vendimi jo i mençur i Al Khalifa [udhëheqës të Bahrian] kundër klerikut kryesor shiit [Ayatollah Isa Qassim] do të shkaktojë një revolucion islamik në Bahrain dhe do të nxisë një rebelim rrënues kundër udhëheqësve të varur të këtij vendi,” kështu ka thënë Garda Revolucionare e Iranit në një komunikatë të publikuar në agjencinë e lajmeve “Fars”./Gazeta Express/