Hulumtimet e fundit të opinionit publik amerikan tregojnë se Donald Trump kryeson me 1 për qind në krahasim me Hillary Clintonin në garën për president të SHBA-ve.
Këto rezultate vijnë pas që FBI ka filluar hetim të ri për serverin privat lidhur me postën elektronike të kandidates demokrate, Hillary Clinton, transmeton lajmi.net.
Për kandidatin kontrovers amerikan, shtatë ditë para zgjedhjeve, anketat tregojnë se ai kryeson me 46 për qind.
Në krahasim me anketat e kaluara të kompanisë LRA, kjo është hera e parë që nga fillimi i fushatëz zgjedhore që Trumpi e arrin Clintonin.
Para tetë ditësh, ajo i kishte 50 për qind të mbështetjes, 12 më shumë se Trump, por ky rezultat me kohë është zvogëluar, derisa në momentin kur miliarderi e ka marrë kryesimin.
Rrjeti televiziv ABC ka krahasuar këto rezultate me parashikimet e zgjedhjeve te kaluara presidenciale në Amerikë.
Para katër vitesh ishte paraparë që Mitt Romni do t’i fitonte zgjedhjet kundrejt Barack Obamës (49:48), derisa rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve ishte krejtësisht ndryshe (51 për Obamën, 47 për Romnin. /Lajmi.net/