Aktuale

Gara e babagjyshërve të Vitit të Ri në Shkup

Në qendrën e Shkupit sot do të mbahet gara e tretë e babagjyshërve të Vitit të Ri si pjesë e programit festiv të Vitit të Ri në kryeqytet. Në këtë garë do të marrin pjesë persona të moshave të ndryshme të veshur si Gjyshi i Vitit të Ri, ndërsa shtegu i garës është dy kilometra i gjatë.

Gara do të fillojë në sheshin “Maqedonia” dhe do të vazhdojë nëpër rrugët “Nikolla Vapcarov”, Dimitrj Çupovski”, Dame Greuv” “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, nëpër skelën e Vardarit nga MPJ drejt Muzeut Arkeologjik, në sheshin “Filipi i Dytë”, në Urën e Gurit dhe do të përfundojë përsëri në sheshin “Maqedonia”.

Para dhe pas garës do t ketë program muzikor dhe do të bëhet shpallja e pjesëmarrësve më të shpejtë për të cilët do të ketë edhe çmime.