ShowBiz

Gafa e Taulant Xhakës gjatë propozimit për martesë

Taulant Xhaka nga emocionet e tepërta bëri një huqje gjatë propozimit për të fejuarën.

Taulant Xhaka dhe Arbnora nuk do ta harrojnë asnjëherë datën e djeshme, kjo ngase sërish i thanë “po” njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Futbollisti përmes rrjeteve sociale bëri të ditur që i propozoi të fejuarës martesë si dhe publikoi pamje nga ai moment.

Por, në këtë moment të paharruar për çiftin, Xhaka bëri një gafë që shumëkujt i bie në sy menjëherë.

Ani pse ishte ulur në gjunjë për t’i propozuar Arbnorës, Taulanti unazën që po e mbante në duar e kishte kthyer nga vetja. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli