Aktuale

“Gafa” e parë e Trump si president i Amerikës (Foto)

Donald Trumpi ndërroi foton e ballinës së llogarisë së tij “POTUS” në Twitter, por ajo fotografi ishte e inaugurimit të Barack Obamas në vitin 2013.

Trump mori llogarinë e tij presidenciale në Twitter, derisa po betohej si president i 45-të amerikan.

Fotografia e postuar shfaqte turmën duke valëvitur flamujt amerikan para Kapitolit, por kjo fotografi u ndërrua një orë më vonë, në kohën kur po raportohet se turma në inaugurimin e tij nuk ishte aq sa në vitin 2013.